Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

„Nabucco“ e Verdit sonte në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar

„Nabucco“ e Verdit sonte në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar

Opera „Nabucco“ e Xhuzepe Verdit do të shfaqet sonte, në orën 20:00, në Operën dhe Baletin Kombëtar. Shfaqjen do ta dirigjojë Miron Mihailidis nga Greqia, ndërsa regjinë e ka bërë Renato Bonajuto nga Italia.

 

Në rolin titullar do të paraqitet Marjan Jovanoski, ndërsa në rolet e tjera do të interpretojnë Zllata Toshevska Dimovska, Nikolina Janevska, Gjorgji Cuckovski dhe Aleksandar Stefanovski.

 

Në shfaqje do të marrin pjesë kori, orkestra dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar, si dhe nxënës nga QShMB „Ilija Nikolovski – Lluj“.

Accessibility Menu