Muzeu Arkeologjik Nacional me ngjarje të veçantë me rastin e 8 Shtatorit

Muzeu Arkeologjik Nacional me ngjarje të veçantë me rastin e 8 Shtatorit

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë dhe 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit, Muzeu Arkeologjik Nacional më 8 shtator organizon ngjarje të veçantë muzeore me titull „35 vjet – 35 gjetje – 35 rrëfime“.

Ngjarja, e cila është pjesë e programit zyrtar për shënimin e Ditës së Pavarësisë, do të fillojë në orën 11:00, ndërsa hyrja në Muze gjatë gjithë ditës do të jetë falas për të gjithë vizitorët.

Përmes 35 gjetjeve të përzgjedhura me kujdes nga ekspozita e përhershme, Muzeu Arkeologjik Nacional do të ofrojë udhëtim ndryshe nëpër mijëra vjet histori dhe trashëgimi kulturore. Veçoria e ngjarjes qëndron te koncepti interaktiv. Gjetjet do të shënohen me flamurin maqedonas, i cili do t’i ndihmojë vizitorët t’i gjejnë ato në ekspozitën e përhershme muzeore.Në këtë mënyrë, Muzeu e shndërron ekspozitën e tij të përhershme në hartë historike, përmes së cilës vizitorët do të mund të udhëtojnë nëpër kohë dhe të kuptojnë lidhjen mes trashëgimisë materiale dhe shtetit bashkëkohor.

Në kuadër të ngjarjes do të promovohet edhe katalogu special „35 vjet – 35 gjetje – 35 rrëfime“, ku 35 gjetjet e përzgjedhura prezantohen përmes teksteve të përgatitura nga kuratorët dhe ekspertët e Muzeut Arkeologjik Nacional.

Accessibility Menu