Kuarteti STRINGENDO me koncert solemn në Stamboll me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë

Kuarteti STRINGENDO me koncert solemn në Stamboll me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë

Me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Qendra Kulturore Maqedonase në Stamboll, nesër, më 8 shtator, do të organizojë koncert solemn të kuartetit STRINGENDO, me të cilin muzika dhe kultura maqedonase do të jenë në fokus të shënimit të festës.

 

Koncerti do të mbahet në Qendrën Kulturore “Tarik Akan” në Ataköy të Stambollit, me fillim në orën 20:00, ndërsa hyrja për vizitorët është falas. Ngjarjen solemnisht do ta hapin Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë në Stamboll, z. Idris Fazlioski, dhe drejtori i Qendrës Kulturore Maqedonase në Stamboll, Dime Ratajkoski.

 

Mbrëmja koncertale i kushtohet shënimit të Ditës së Pavarësisë, por edhe miqësisë shumëvjeçare dhe lidhjeve kulturore ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë. Kuarteti STRINGENDO, i përbërë nga muzikantët e shquar maqedonas Natasha Lazarevska në oboe, Olgica Shundiq në violinë, Ljupka Kaeviq në violonçel dhe Andreja Naunov në piano, do të interpretojë kompozime të përshtatura për formacion instrumental: “Jovano, Jovanke”, “Majka na Marika”, “Donka”, “Makedonsko devojçe”, “Bor sadila moma Evgenija”, “Pajdushko oro”, “Ne si go prodavaj, Koljo, çiflikot”, si dhe “Çanakkale” dhe “Üsküdar’a Gider İken (Kâtibim)”.  

Accessibility Menu