Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

TPM hap Festivalin Ndërkombëtar të Aktorit në Nikshiq

TPM hap Festivalin Ndërkombëtar të Aktorit në Nikshiq

Teatri Popullor Maqedonas, më 5 nëntor, do të hapë edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Aktorit në Nikshiq të Malit të Zi, me shfaqjen “Frikë dhe shpresë”, nën përshtatjen dhe regjinë e Tatjana Mandiq Rigonat.

Në shfaqje interpretojnë Sashko Kocev, Sashka Dimitrovska, Aleksandar Mikiq, Darja Rizova, Natalija Teodosieva, Nikolla Ristanovski, Toni Mihajllovski, Tanja Koçovska, Damjan Cvetanovski dhe Nela Pavllovska.

Me këtë pjesëmarrje, Teatri Popullor Maqedonas do të hapë programin e festivalit, i cili do të zhvillohet nën moton “Të luajmë me zemër” dhe do të zgjasë deri më 10 nëntor. Pas shfaqjes do të mbahet një bashkëbisedim me trupën e aktorëve, duke ofruar mundësi për takim dhe shkëmbim përshtypjesh me publikun dhe gazetarët.

Pjesëmarrja në festival përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të Teatrit Popullor Maqedonas dhe artit të aktrimit maqedonas.

Accessibility Menu