Ministri i Kulturës dhe Turizmit në vizitë zyrtare në Veles

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Ju njoftojmë se ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov dhe ekipi i ekspertëve nga Qendra Kombëtare e Konservimit, nesër më 03.09.2025 (e mërkurë) do të qëndrojnë për vizitë pune në Veles.

 

Në Veles, ministri Llutkov do të vizitojë institucionet kulturore, kishën e manastirit “Shën Dimitria”, shtëpitë përkujtimore të Jordan Haxhi-Konstantinov Xhinot, Koço Racinit dhe Vasil Glavinovit, si dhe shtëpinë e Apasievëve, të cilat janë pjesë e trashëgimisë së rëndësishme kulturore të këtij qyteti. 

 

Deklaratat për mediat janë planifikuar në orën 13:00 para Shtëpisë Përkujtimore të Jordan Haxhi-Konstantinov Xhinot.

Ftojmë mediat tuaja që t'i përcjellin deklaratat. 

Accessibility Menu