Opera klasike e përjetshme “Traviata” e Giuseppe Verdit në skenën e OBK

Opera klasike e përjetshme “Traviata” e Giuseppe Verdit në skenën e OBK

Opera e përjetshme “Traviata” e Giuseppe Verdit, kryevepër që magjeps me pasionin, dramaturgjinë dhe muzikën e paharrueshme, do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar më 20 shkurt 2026, në orën 19:30. E frymëzuar nga romani “Zonja me kamelie”, kjo opera rrëfen një histori njerëzore për dashurinë, sakrificën dhe përplasjen me normat shoqërore.

 

Dirigjent është mysafiri nga Italia, Lorenzo Bizzari, regjia nga regjisorja e njohur gjermane Verena Stojber, duke sjellë prodhim të fuqishëm me fokus në dinamikën skenike dhe elegancën vizuale. Skenografe dhe kostumografe është Sofia Schneider (Gjermani), koreografe Sashka Evtimova, koncert-mjeshtër Jane Bakevski, ndërsa kor-mjeshtër Jasmina Gjorgeska.

 

Në rolin e Violeta Valerit do të interpretojë Nade Talevska, në rolin e Alfred Germon– Bllagoj Nacoski, Georges Germon – Marjan Jovanoski, si dhe në rolet e tjera Marika Popoviq, Aleksandra Llazarovska Vasilevski, Kristian Antovski, Dragan Ampov, Nikolla Stojçevski, Neven Siljanovski, Igor Ginovski, Tihomir Jakimovski, së bashku me korin, orkestrën dhe ansamblin e baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar.

 

“Traviata” është një nga shtyllat e repertorit operistik botëror– vepër ku Verdi me ndjeshmëri të jashtëzakonshme muzikore i formëson personazhet dhe luftërat e tyre të brendshme, duke krijuar opera që edhe sot prek thellë publikun dhe mbetet aktuale në skenat e botës dhe tek ne.

Accessibility Menu