Koncerti “Organ & Big Band” i Orkestrës Kombëtare të Xhazit me Renato Çiko

Koncerti “Organ & Big Band” i Orkestrës Kombëtare të Xhazit me Renato Çiko

Orkestra Kombëtare e Xhazit më 19 shkurt do të mbajë koncert në Operën dhe Baletin Kombëtar, ku si solist do të performojë pianisti dhe organisti i njohur Renato Çiko. Koncerti me titull “Organ & Big Band” fillon në orën 20:00, nën dirigjimin e mjeshtrit Xhijan Emin.

 

Renato Çiko është muzikant, shprehja e të cilit autoriale dhe interpretative është formuar në skenën e xhazit të Nju Jorkut gjatë viteve ’90. Si anëtar i orkestrës së Lionel Hampton dhe drejtor muzikor i “Jon Hendricks & Company”, ai ka vepruar në zemër të traditës amerikane të big-bendit, duke performuar edhe në klube legjendare si “Blue Note” dhe “Birdland”.

 

Në projektin “Organ & Big Band”, organe Hammond vendosen në qendër të shprehjes orkestrale, ndërsa publiku do të ketë mundësi të dëgjojë programin nga albumi “First Encounter – Organ & Big Band”. Bëhet fjalë për një projekt bashkëkohor big-bend me kompozime origjinale dhe aranzhime të shkruara posaçërisht, përmes të cilave theksohet tingulli unik i këtij instrumenti.

 

Mysafir special i koncertit do të jetë bateristi Andy Watson nga Nju Jorku, muzikant me karrierë të pasur në skenën amerikane të xhazit dhe bashkëpunëtor i ansambleve si “Vanguard Jazz Orchestra” dhe “Toshiko Akiyoshi Big Band”.

Accessibility Menu