Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Sulejmani në Akademinë Solemne me rastin e 100-vjetorit të Muzeut të Shkencave të Natyrës të Maqedonisë

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, sot (26 tetor), në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar Maqedonas, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të jubileut të 100-vjetorit të Muzeut të Shkencave të Natyrës të Maqedonisë.

Në kuadër të solemnitetit do të ndahen plaketa dhe mirënjohje për bashkëpunëtorët, institucionet dhe kompanitë që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e Muzeut.

Njëqind vjet ekzistencë të Muzeut dëshmojnë për kontributin e tij të rëndësishëm në hulumtimin, dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore të Maqedonisë, si dhe në kërkimet shkencore dhe edukimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës në vendin tonë.

Ju ftojmë që ta ndiqni ngjarjen me ekipet tuaja.

Accessibility Menu