Me shfaqjen „Xhaxhi Kumplung“ të Teatrit të Kumanovës, nesër, më 18 nëntor, me fillim në orën 20:00, në skenën „Risto Stefanovski“, do të përfundojë seria e shfaqjeve mysafire të teatrove kombëtare, të organizuara me rastin e 80-vjetorit të Teatrit të Dramës – Shkup.
Shfaqja është me regji të Jani Bojaxhiut, bazuar në tekstin e Sashko Nasevit, dhe përmes komedisë së zezë dhe satirës trajton gjendjet shoqërore dhe politike në Maqedoni, duke ngritur çështje që lidhen me tranzicionin, marrëdhëniet familjare dhe ndryshimet shoqërore.
Në shfaqje interpretojnë Miroslav Petkoviq, Keti Donçevska-Iliq, David Iliq, Aleksandra Mihajlovska-Veliçkovski dhe aktorë të tjerë të Teatrit të Kumanovës.
Me këtë shfaqje mysafire përmbyllet programi nën moton „Një është Teatri i Dramës!“, në kuadër të të cilit, gjatë vitit të jubileut të madh, në Teatrin e Dramës u prezantuan teatrot kombëtare nga vendi.