Festivali i këngëve për fëmijë “Bletëzat 2026”, i organizuar nga Radio Bleta, do të mbahet sonte, me fillim në orën 18:00, në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski Smok” në Tetovë.
Në edicionin e 32-të të festivalit, i cili zhvillohet në gjuhën shqipe, do të prezantohen 18 kompozime të reja për fëmijë, të interpretuara nga talentë të rinj të muzikës.
Festivali ka karakter garues, ndërsa për çmimet do të vendosë një komision jurie, i cili do të përzgjedhë interpretimet më të mira. Krahas afirmimit të talenteve muzikore të fëmijëve, manifestimi synon të nxisë krijimtarinë muzikore për fëmijë dhe krijimin e këngëve të reja në gjuhën shqipe.
Festivali “Bletëzat” organizohet që nga viti 1994 dhe deri më tani ka realizuar rreth 500 këngë për fëmijë, në bashkëpunim me autorë, kompozitorë dhe producentë të shumtë nga vendi dhe rajoni.