Në lokalitetin arkeologjik Pelenica, pranë Draçevës, është zbuluar një mozaik polikrom i periudhës së antikitetit të vonë, duke konfirmuar pas gati 90 vjetësh të dhënat për ekzistencën e tij.
Gjatë hulumtimeve, të cilat po zhvillohen nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar, janë gjetur gjithashtu materiale qeramike dhe një monedhë e së njëjtës periudhë.
Projekti mbështetet financiarisht nga Komuna e Kisella Vodës, në bashkëpunim me Qendrën e Konservimit – Shkup dhe kishën „Shën Shpëtimi“ në Draçevë. Hulumtimet do të vazhdojnë me analiza gjeofizike në oborrin e kompleksit të manastirit, ndërsa nga viti i ardhshëm janë planifikuar edhe aktivitete konservuese. Rezultatet përfundimtare pritet të japin më shumë informacione për madhësinë e mozaikut dhe kompleksin arkitekturor, pjesë e të cilit ka qenë ai.