QKI-ja e Maqedonisë dhe Kinoteka nisën rrugëtimin e ri të filmit maqedonas nëpër Kroaci

QKI-ja e Maqedonisë dhe Kinoteka nisën rrugëtimin e ri të filmit maqedonas nëpër Kroaci
Mbrëmë, në sallën e kinemasë të Qendrës së Kulturës „Zlatna Vrata“ në Split, u hap edicioni i dytë i Festivalit shëtitës të Filmit Maqedonas, i cili këtë vit i kushtohet filmit dokumentar maqedonas.
 
 
Publikun në sallën e mbushur e përshëndetën Tamara Viskoviq, drejtuese e programit të kulturës pranë Qendrës së Kulturës „Zlatna Vrata“, Marta Zhaja, kryetare e Shoqatës Kulturore Maqedonase „Makedonija“ nga Spliti, Mimi Gjorgoska Ilievska, drejtoreshë e QKI-së së Maqedonisë në Zagreb, dhe Boshko Grujoski, drejtor i Kinotekës së Maqedonisë. Edicioni i sivjetshëm i festivalit, në destinacionin e tij të parë në Split, u hap me filmin dokumentaro-artistik „Kështjella e hekurt“, vepra më e re filmike e regjisorit të njohur maqedonas Mitko Panov.
 
 
QKI-ja e Maqedonisë në Zagreb edhe këtë vit e organizon Festivalin shëtitës të Filmit Maqedonas në partneritet me Kinotekën e Maqedonisë dhe rrjetin kroat të kinemave të pavarura, si pjesë e programit të saj vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
 
 
Edicioni i festivalit në Split mbahet në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Maqedonase „Makedonija“ në Split dhe Qendrën e Kulturës „Zlatna Vrata“.
 
 
Gjatë muajve shtator dhe tetor, në shenjë të shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë, Festivali i Filmit Maqedonas vazhdon rrugëtimin e tij në 11 qytete anembanë Kroacisë.

Accessibility Menu