Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Autore maqedonase dhe libra për fëmijë do të prezantohen në Tiranë

Autore maqedonase dhe libra për fëmijë do të prezantohen në Tiranë

Në QKI-në e Maqedonisë në Tiranë, nga 12 deri më 14 nëntor, do të mbahet manifestimi “Ditët e Letërsisë Maqedonase për Fëmijë 2026”, kushtuar promovimit të krijimtarisë letrare maqedonase për më të vegjlit.

 

Në hapje do të prezantohen dhjetë autore dhe librat e tyre më të rinj, ndërsa do të promovohet edhe libri i vlerësuar me çmim “Bubullima që dëshironte të bëhej ylber” nga Vesna Todorovska.

 

Në kuadër të programit treditor janë paraparë takime letrare, punëtori me fëmijë, dhurim librash të ilustruar dhe takime me shkrimtarë e botues shqiptarë.

 

Gjithashtu, është paraparë nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me shtëpi botuese shqiptare, me qëllim shkëmbimin dhe përkthimin e librave për fëmijë.

 

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Accessibility Menu