Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Opera dhe Baleti i Maqedonisë me shfaqjen “Nabuko” në Kretë

Opera dhe Baleti i Maqedonisë me shfaqjen “Nabuko” në Kretë

Opera dhe Baleti i Maqedonisë, nga 12 deri më 15 nëntor, do të qëndrojë në Iraklion, në ishullin grek të Kretës, ku do të vërë në skenë operën “Nabuko” të Xhuzepe Verdit.

 

Në këtë produksion operistik do të marrin pjesë solistët, kori, orkestra dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, të cilët së bashku do të prezantojnë një nga veprat më të njohura të Verdit.

 

Ky turne artistik paraqet mundësi të rëndësishme për afirmimin e artit operistik maqedonas para publikut ndërkombëtar, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Accessibility Menu