Sonte, në Galerinë e Arteve pranë Institucionit Nacional Muzeu i Kumanovës, do të hapet ekspozita tradicionale kolektive “Artistët figurativë të Kumanovës 2026”, e organizuar me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës.
Në ekspozitë do të prezantohen vepra të 23 artistëve figurativë të brezave të ndryshëm, të cilët përmes pikturës, grafikës, skulpturës dhe instalacioneve hapësinore ofrojnë një shprehje artistike të larmishme dhe bashkëkohore.
Kuratore e ekspozitës është Dragana Spaskovska, kuratore-këshilltare dhe historiane e artit. Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Komuna e Kumanovës.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 18 nëntor 2026.