Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Letërsia maqedonase u prezantua në Panairin e Librit në Frankfurt

Letërsia maqedonase u prezantua në Panairin e Librit në Frankfurt

Asociacioni Maqedonas i Botuesve (AMB) e përfundoi prezantimin e sivjetmë të letërsisë maqedonase në Panairin e Librit në Frankfurt, i cili u mbajt nga 7 deri më 11 tetor, me një numër të madh takimesh profesionale, kontakte të reja ndërkombëtare dhe mundësi për përkthimin dhe botimin e autorëve maqedonas jashtë vendit.

Në stendën kombëtare, nën konceptin “Lexo në 7/8”, u prezantuan autorë dhe vepra bashkëkohore maqedonase, libra tashmë të përkthyer në gjuhë të huaja dhe letërsi për fëmijë. Përmes katalogëve dhe një aktiviteti promovues, botuesit e huaj, agjentët letrarë dhe përkthyesit patën mundësi të njihen me krijimtarinë aktuale letrare maqedonase dhe potencialin e saj për afirmim ndërkombëtar.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit për përkthimin dhe botimin e veprave vendase në gjuhë të huaja, si një nxitje për botime të reja dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e botimeve.

Prezantimi kombëtar u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe përbën pjesë të përpjekjeve afatgjata të AMB-së për rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të letërsisë maqedonase dhe për lidhjen e saj me lexues dhe kultura të reja.

Accessibility Menu