Gajda maqedonase dhe tulumi turk do të prezantohen në Stamboll

Gajda maqedonase dhe tulumi turk do të prezantohen në Stamboll

Në Qendrën Kulturore Maqedonase në Stamboll, më 10 mars (e martë) me fillim në orën 20:00, do të mbahet një ngjarje kulturore kushtuar traditës së përbashkët të gajdes maqedonase dhe tullumit turk, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore jomateriale të dy popujve.

 

Ngjarja organizohet me rastin e 10 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gajdes, me një panel-diskutim ku do të marrin pjesë ekspertë nga Maqedonia dhe Turqia. Diskutimi do t’i kushtohet aspekteve historike, kulturore dhe etnomuzikologjike të traditës së gajdes, si dhe rolit të saj në trashëgiminë kulturore bashkëkohore.

 

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet procesit të regjistrimit të gajdes dhe tulumit, të cilët u përfshinë së bashku në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Ky njohim përfaqëson një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit kulturor të suksesshëm mes Maqedonisë dhe Turqisë.

 

Me këtë ngjarje, Qendra Kulturore Maqedonase në Stamboll do të hapë zyrtarisht programin e saj kulturor për vitin 2026, duke vazhduar misionin e promovimit të kulturës maqedonase dhe forcimit të bashkëpunimit kulturor mes Maqedonisë dhe Turqisë.

Accessibility Menu