Punëtori për Evropën Kreative (Kulturë dhe MEDIA): Bashkëpuno, krijo, shto vlerë

Punëtori për Evropën Kreative (Kulturë dhe MEDIA): Bashkëpuno, krijo, shto vlerë

Ju njoftojmë se më 11 mars 2026 (e mërkurë), duke filluar nga ora 10:00, në Muzeun Kombëtar të Luftës Maqedonase për Pavarësi në Shkup do të zhvillohen punëtori për programin Evropa Kreative – Kulturë dhe MEDIA me temë: “Bashkëpuno, krijo, shto vlerë”.

 

Ngjarja organizohet nga Zyra e Evropës Kreative pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Zyrën e Evropës Kreative të Republikës së Hungarisë dhe me përfitues të programit nga vendi ynë.

 

Programi fillon me sesion informues të dedikuar për përfaqësuesit e sektorit kulturor, kreativ dhe filmik. Nga ora 12:00, punëtoritë vazhdojnë në dy sesione paralele:

  • Për nën-programin Kulturë, aktivitetet do të zhvillohen në Muzeun Kombëtar të Luftës së Popullit Maqedonas për Pavarësi, ku pjesëmarrësit do të njihen me Thirrjen për projekte bashkëpunimi për vitin 2026, me përvojat e organizatave që tashmë realizojnë projekte të mbështetura, do të marrin udhëzime praktike për përgatitjen e aplikimeve të suksesshme dhe do të punojnë në grupe për zhvillimin e ideve evropiane të projekteve.
  • Për nën-programin MEDIA, punëtoritë do të mbahen në Muzeun Kombëtar Arkeologjik, ku pjesëmarrësit do të njihen me thirrjet për “Mini Slate” dhe “Festivalet Evropiane të Filmit”, me përvojat e organizatave që tashmë realizojnë projekte të mbështetura, do të marrin udhëzime praktike për përgatitjen e aplikimeve të suksesshme dhe do të punojnë në grupe për zhvillimin e ideve evropiane të projekteve.

Sesioni përmbyllës i përbashkët do të vazhdojë në Muzeun Kombëtar të Luftës  Maqedonase për Pavarësi dhe do të përfshijë prezantimin e rezultateve të punëtorive dhe një diskutim interaktiv.

Për më shumë informacion, ju lutemi shikoni programin që ju dërgojmë në vjegëz.

Punëtoritë janë të hapura për të gjitha organizatat dhe profesionistët që dëshirojnë të informohen mbi thirrjet për vitin 2026, të ndajnë përvoja dhe të krijojnë partneritete të reja.

 

Ju ftojmë të merrni pjesë në ngjarje dhe ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën elektronike: info@ced.mk

PROGRAMI

Zyra e Evropës Kreative e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sektori për Integrime Evropiane

Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Accessibility Menu