Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë sonte, në orën 20:00, do të mbajë koncert në kuadër të festivalit “Ditët e Muzikës Maqedonase”.
Në programin e koncertit janë vepra të Stojan Stojkovit, Toma Proshevit, Goran Naçevskit dhe Goce Gavrilovskit. Do të dirigjojë Ivan Eminoviq, ndërsa si soliste do të paraqitet mezzosopranoja Sara Janeva.
Janeva, e cila arsimimin e saj muzikor e ka fituar në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup, gjatë viteve të fundit ka performuar në skenën operistike dhe koncertale në vend dhe jashtë vendit. Eminoviq, ndërkaq, është dirigjent dhe pianist me paraqitje në vend dhe jashtë vendit, si dhe me shumë produksione dhe koncerte në portofolin e tij profesional.