Më 2 tetor, me fillim në ora 20:00 – në sallën e kinemasë së Kinotekës do të mbahet një projeksion special i filmit të restauruar digjitalisht “Dasma e përgjakshme maqedonase” (1967, regji: Trajçe Popov), si pjesë e projektit “Sezoni i filmave klasikë”.
Ky projeksion i këtij klasiku është veçanërisht i rëndësishëm, sepse i mundëson publikut vendas ta përjetojë sërish filmin në versionin e tij të rinovuar dhe të restauruar digjitalisht, ndërsa gjeneratat e reja të njihen me një nga shembujt më përfaqësues të traditës filmike maqedonase. Me qëllim që të mundësohet një qasje sa më e gjerë, filmi do të transmetohet njëkohësisht drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Kinotekës, duke i mundësuar publikut jashtë Shkupit dhe Maqedonisë ta ndjekë këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Kjo ngjarje e rëndësishme është pjesë e projektit evropian “Sezoni i filmave klasikë” (A Season of Classic Films) – një iniciativë e Shoqatës së Kinotekave Evropiane (Association des Cinémathèques Européennes – ACE), e mbështetur nga programi “Evropa Kreative” – MEDIA i Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij projekti, Kinoteka ka digjitalizuar dhe restauruar digjitalisht filmat VERË E QETË, FROSINA, MEMENTO dhe MISS STONE, si dhe filmat etnologjikë të shkurtër DASMA E MARIOVËS, ZAKONET E PASHKËVE dhe ZAKONET E RUSALIVE.