Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, e cila tradicionalisht festohet më 27 shtator, Ministria e Kulturës dhe Turizmit organizon aktivitet në Krushevë të shtunën, me temë: “Transformimi i qëndrueshëm në turizëm”.
Ngjarja synon të nxit dialogun dhe shkëmbimin e përvojave midis profesionistëve të sektorit të turizmit, komuniteteve lokale dhe institucioneve, me fokus në praktikat e mira dhe zgjidhjet inovative që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm në turizëm.
Në kuadër të programit do të mbahet diskutim në panel me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të turizmit dhe udhëheqësve të nismave të turizmit të qëndrueshëm. Do të prezantohen shembuj specifikë të tregimeve të suksesshme si dhe ide për përmirësimin e ofertës turistike në nivel kombëtar dhe lokal.
Përveç diskutimeve, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë program të pasur, i cili përfshin prezantimin e zanateve tradicionale, degustimin e specialiteteve të Krushevës, aktivitete në natyrë - kalërim, çiklizëm dhe kajak në liqen.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit fton mediat, profesionistët e turizmit, palët e interesuara lokale dhe të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e kësaj ngjarje, që synon promovimin e sektorit të turizmit më të qëndrueshëm, konkurrues dhe gjithëpërfshirës në Maqedoni