Më 13 mars në orën 19:30 në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar do të shfaqet opera „Madam Butterfly“ e Giacomo Puccinit – një nga veprat më emocionale dhe më të interpretuara të repertorit operistik botëror. Bëhet fjalë për një dramë muzikore me një histori të fuqishme njerëzore, ku dashuria, shpresa dhe tradhtia ndërthuren në një fat tragjik.
Dirigjent i shfaqjes është i ftuari nga Greqia, Miron Mihailidis, ndërsa regjinë e nënshkruan Aleksandar Tekeliev (Bullgari). Skenografinë e ka realizuar Zhivojin Trajanoviq, kostumografinë Lira Grabull, koncert-majstore është Verica Lambeska, ndërsa kor-majstore janë Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgjica Dashiq.
Në rolin kryesor, Cho Cho San (Madam Butterfly), paraqitet Sandra Mitrovska, në rolin e Pinkerton – Zoran Sotirov, ndërsa në rolin e Sharples – Pedro Carillo (Venezuela). Në rolet e tjera marrin pjesë: Marika Popoviq, Ismet Vejseli, Neven Siljanovski, Igor Ginovski, Sonja Pendovska Madevska, Valentina Dimitrievska, Marko Dimovski, Marko Gapo, Darko Stanojlovski, Borko Bidzhovski, Filip Mirçevski, Nikola Çedomirovski, Shinasi Ramdan dhe Vasko Zdravkov, së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Kombëtar.