Në kuadër të programit Evropa Kreative – nënprogrami Kulturë për vitin 2026, me afat të fundit për dorëzimin e propozime-projekteve më 5 maj 2026 deri në orën 17:00 (sipas kohës qendrore evropiane).
Mbështetja e Bashkimit Evropian në kuadër të thirrjes për „Projektet për bashkëpunim evropian“ është e dedikuar për projekte me spektër të gjerë aktivitetesh dhe iniciativash që përfshijnë organizata nga sektorët kulturorë dhe kreativë në 40 vendet pjesëmarrëse në programin Evropa Kreative – nënprogrami Kulturë.
Me buxhet prej rreth 60 milionë euro për vitin 2026, pritet të mbështeten rreth 150 projekte, të cilat do të mundësojnë bashkëpunim ndërmjet organizatave aktive në fushën e kulturës në vendet pjesëmarrëse të programit Evropa Kreative – nënprogrami Kulturë, me qëllim forcimin e dimensionit transnacional të krijimit dhe qarkullimit të përmbajtjes artistike evropiane, mobilitetin e artistëve dhe profesionistëve nga sektorët përkatës, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet organizatave kulturore etj.
Gjithashtu, pritet që përmes projekteve të nxitet zhvillimi, eksperimentimi, shpërndarja e informacionit dhe aplikimi i praktikave të reja dhe inovative.
QËLLIMET E THIRRJES
Qëllimi 1 – Krijimi dhe qarkullimi transnacional: të forcohet krijimi dhe qarkullimi transnacional i veprave dhe artistëve evropianë.
Krijimi dhe qarkullimi transnacional janë kyçe për përparimin e bashkëpunimit, rritjen e dukshmërisë dhe të audiencës dhe, në shumë raste, janë të domosdoshme për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e organizatave kulturore, institucioneve dhe individëve. Gjithashtu, koproduksioni paraqet mjet për nxitjen e kreativitetit, për ndarjen e resurseve dhe për lehtësimin e shpërndarjes transnacionale të përmbajtjeve dhe mobilitetit të artistëve. Projektet duhet të integrojnë mënyra inovative dhe kreative të krijimit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve.
Qëllimi 2 – Inovacioni: të forcohen kapacitetet e sektorëve kulturorë dhe kreativë evropianë për mbështetjen e talenteve, zhvillimin e inovacioneve, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e rritjes ekonomike.
Projektet që i përgjigjen këtij qëllimi duhet të jenë të orientuara drejt forcimit të kapaciteteve, që mund të jenë të natyrës teknologjike ose artistike. Kjo mund të përfshijë krijimin e përbashkët dhe shpërndarjen e veprave evropiane tek audienca të ndryshme, zhvillimin e praktikave të reja, si dhe transferimin e modeleve të suksesshme të punës nga rajone më të avancuara.
Inovacionet mund të përfshijnë edhe aspekte sociale: zhvillimin e audiencës, përmirësimin e kushteve të punës së artistëve, barazinë gjinore, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe të pakicave, luftën kundër ndryshimeve klimatike, digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për mbështetjen e kreativitetit, si dhe kontributin për shëndetin dhe mirëqenien. Projektet për bashkëpunim evropian janë të hapura për të gjithë sektorët kulturorë dhe kreativë. Duke pasur parasysh që thirrja është pjesë e nënprogramit Kulturë, projektet me përmbajtje ekskluzivisht audiovizuale dhe/ose të përbëra vetëm nga organizata të sektorit audiovizual nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
KATEGORITË E THIRRJES
Risi: Thirrja për bashkëpunim evropian për vitin 2026 i referohet dy kategorive:
Projektet e bashkëpunimit të vogël (CREA-CULT-2025-COOP-1): minimum 3 partnerë nga 3 vende të kualifikuara / grant i BE-së deri në 200 000 euro (deri në 80% të buxhetit total të projektit);
Projektet e bashkëpunimit të mesëm (CREA-CULT-2025-COOP-2): minimum 5 partnerë nga 5 vende të kualifikuara / grant i BE-së deri në 1 000 000 euro (deri në 70% të buxhetit total të projektit).
KOHËZGJATJA E PROJEKTEVE
Kohëzgjatja e projekteve nga të dy kategoritë është maksimum 48 muaj.
APLIKUES TË KUALIFIKUAR
Personat juridikë (privatë dhe publikë) me seli (të regjistruar) në një nga 40 vendet pjesëmarrëse në programin Evropa Kreative – nënprogrami Kulturë. Personat fizikë nuk janë të kualifikuar për aplikim në këtë thirrje.
AFATI PËR APLIKIM
Afati i fundit për dorëzimin e propozim-projekteve është 5 maj 2026, deri në orën 17:00 sipas kohës qendrore evropiane.
Informacione për thirrjen mund të gjeni në linkun vijues
Aplikimet dorëzohen më mënyrë elektronike përmes „Funding & Tenders Opportunity Portal“ në këto linke:
• Për projektet e bashkëpunimit të vogël këtu
• Për projektet e bashkëpunimit të mesëm këtu
Më shumë informacione për kriteret dhe mënyrën e dorëzimit të projekt-aplikimit mund të gjeni në dokumentin e thirrjes (CREA-CULT-2026-COOP Version 1.0 nga 05 mars 2026) në linkun vijues.