Ansambli Kombëtar i Valleve dhe Këngëve Popullore “Tanec”, më 15 nëntor, do të mbajë koncert të plotë në sallën “St. Vincent de Paul Theatre” në Lluka të Maltës.
Para diasporës maqedonase dhe publikut ndërkombëtar, Ansambli do të prezantojë program me valle tradicionale, këngë popullore dhe koreografi antologjike, përmes të cilave do të promovojë pasurinë e trashëgimisë folklorike maqedonase. Kjo pjesëmarrje është pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare të ansamblit “Tanec” për afirmimin e identitetit kulturor maqedonas.