Shfaqja me kukulla „Dhelpra në fabula“ do të prezantohet në festival në Mal të Zi

Shfaqja me kukulla „Dhelpra në fabula“ do të prezantohet në festival në Mal të Zi

Me shfaqjen për fëmijë „Dhelpra në fabula“, Institucioni Nacional Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj, më 4 shtator në ora 12:00, do të prezantohet në Tuz, Mal të Zi. Shfaqja është me regji dhe adaptim të Dragan Dovlevit, mjeshtër i kukullave është Kiril Vasilev, ndërsa skenografia është e Enes Dearit.

Në shfaqje interpretojnë Melika Kastrati, Dea Pajaziti, Deniz Rustemi, Flakron Aliji dhe Ilir Reçi.

Pjesëmarrja në festivalin në Mal të Zi realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe paraqet edhe një mundësi për promovimin ndërkombëtar të krijimtarisë së Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup, si dhe për shkëmbimin e përvojave me teatrot e kukullave në rajon.

 
 

Accessibility Menu