Premiera në Manastir e filmit “Historia e Siljanit”

Premiera në Manastir e filmit “Historia e Siljanit”

Sonte në orën 19:30, në Qendrën e Kulturës në Manastir, do të mbahet premiera e filmit “Historia e Siljanit” të regjisores Tamara Kotevska. Në ngjarje do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të ekipit filmik: regjisorja Tamara Kotevska, montazheri Martin Ivanov dhe producenti Jordanço Petkovski.

 

Pas shfaqjes, publiku do të ketë mundësi unike të marrë pjesë në diskutim me ekipin kreativ, të bëjë pyetje dhe të mësojë më shumë për procesin e xhirimit dhe konceptin pas filmit. Premiera premton përvojë që do ta pasurojë mbrëmjen e admiruesve të kinematografisë dhe do t’i fusë në botën e “Siljanit” në një mënyrë ndryshe dhe intriguese.

Accessibility Menu