Në kuadër të programit të festivalit “Vera e Shkupit”, sonte në ora 20:30 në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi do të mbahet koncerti kamertal “Klarineta e shoqëruar nga kuarteti i harqeve”.
Para publikut do të performojnë Branko Pavlovski në klarinetë, Kamelija Dukova Zefiq në violinën e parë, Branisllav Avtovski në violinën e dytë, Viktor Manev në violë dhe Enis Alji në violonçel.