Edicioni jubilar i festivalit „Dream Short“ në Strugë

Edicioni jubilar i festivalit „Dream Short“ në Strugë

Nga 5 deri më 9 gusht, në Strugë do të mbahet edicioni i dhjetë jubilar i festivalit të filmit të shkurtër „Dream Short“. Programi kryesor i festivalit do të zhvillohet në Parkun e Poezisë, ndërsa aktivitetet e tjera do të organizohen në EU House Strugë, meze-barin „Kingston“ dhe kafenenë „Duqan“. Hapja e festivalit do të shoqërohet me një koncert të Dina Jasharit.

 

Gjatë pesë ditëve të festivalit, filmat do të garojnë në pesë programe konkurruese: Programi Ndërkombëtar, Rajonal, Kombëtar, Studentor dhe Programi Special „Ballafaqimi me të kaluarën“, i realizuar në bashkëpunim me „Pro Pis“.

 

Juria përbëhet nga artistë ndërkombëtarë të filmit: Massimiliano Narduli, skenarist, Verica Nedeska, aktore, Canko Vasilev, producent, dhe Gledis Bica, regjisor. Mysafirë të veçantë të edicionit jubilar janë dy skenaristët e njohur Pierre Hodgson dhe Massimiliano Narduli, të cilët do të mbajnë master-klasë.

 

Hyrja për të gjitha aktivitetet është falas.

 

Mbështetësi kryesor i edicionit të sivjetshëm të festivalit është Agjencia e Filmit.

Accessibility Menu