Me promovimin e monografisë “Ana Lipsha-Tofoviq”, nga autorët Snezhana Anastasova Çadikovska dhe Aleksandar Trajkovski, si dhe me koncertin e sopranistit mashkull/kontratenorit izraelit Mayan Licht dhe pianistit polak Przemen Winicki, sot do të shënohet 66-vjetori i Festivalit “Vera e Ohrit”.
Promovimi i monografisë do të mbahet në orën 19:00, në kishën “Shën Sofia”, ku më 4 gusht 1960 primadona e operës Ana Lipsha-Tofoviq, me recitalin e saj solistik, shënoi fillimin e Festivalit “Vera e Ohrit”. Monografia i kushtohet jubileut – 100-vjetorit të lindjes së saj (1926–2012).
Koncerti festiv i Mayan Licht dhe pianistit Przemen Winicki do të mbahet po në kishën “Shën Sofia”, duke filluar nga ora 21:00.