Spektakli muzikor-skenik „Një ditë ndriçoi fuqishëm“, me rastin e shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, do të shfaqet premierë më 9 gusht në stadiumin „Biljanini Izvori“ në Ohër.
Ky spektakël, i cili bashkon muzikën, aktrimin dhe vallëzimin dhe në të cilin do të marrin pjesë artistë të njohur muzikorë, aktorë dhe valltarë nga Maqedonia, do të rrëfejë historinë e tri dekadave e gjysmë të pavarësisë, përmes momenteve më të rëndësishme historike, sfidave dhe arritjeve të shtetit.
Karvani do të vizitojë 11 qytete të vendit, ndërsa përfundimi do të mbahet më 4 shtator në sheshin „Maqedonia“ në Shkup.