Në galerinë "Çifte Hamam" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sonte në orën 20:00 do të hapet ekspozita jubilare "90 vjet nga lindja e Jovan Petrovit", kushtuar krijimtarisë së piktorit, konservatorit dhe restauruesit të shquar maqedonas.
Jovan Petrov (1936–2011) diplomoi në Akademinë e Arteve Figurative në Lubjanë, ku u specializua për konservim dhe restaurim. Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale punoi në mbrojtjen dhe restaurimin e ikonave, afreskeve dhe pikturave, ndër të tjera edhe në kishat "Shën Pantelejmon" në Nerez dhe "Shën Hyjlindësja Perivlepta" në Ohër.
Krahas veprimtarisë konservuese, Petrov u mor në mënyrë aktive edhe me pikturë, duke krijuar një opus të dallueshëm, në të cilin ndërthuren shprehja bashkëkohore figurative, trashëgimia kulturore dhe tradita.
Në hapjen e ekspozitës do të promovohet edhe një monografi kushtuar jetës dhe krijimtarisë së tij.