Në përputhje me Ligjin për Kulturën, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka përgatitur draft-tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026–2030, së bashku me Planin e Veprimit.
Draft-teksti i Strategjisë Kombëtare është publikuar edhe në Regjistrin Unik Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER), ku mund të dorëzohen mendime, propozime dhe vërejtje.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ju fton të merrni pjesë aktive në diskutimin publik për draft-tekstin e Strategjisë Kombëtare me Planin e Veprimit.
Diskutimi publik do të mbahet më 11.5.2026 (e hënë), në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi, me fillim në ora 10:00.
Në vijim është lidhja e ENER-it ku është ngarkuar draft-teksti i Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026–2030 me Planin e Veprimit.
ENER | Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026–2030 me Plan Veprimi