Në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi, nesër (11 maj 2026), me fillim në ora 10:00, do të mbahet debat publik mbi draft-tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026 – 2030, së bashku me Planin e veprimit.
Në pjesën hyrëse, para të pranishmëve do të drejtohet ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov.
Ftojmë mediumin tuaj ta ndjekë këtë ngjarje.