Me një hapje të shkëlqyer të shtunën, filluan Festat Operistike të Majit në edicionin e tyre të 54-të, duke e shndërruar skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar në një vend ku muzika, emocioni dhe arti flasin me zërin më të fuqishëm.
Me ndezjen tradicionale të zjarrit të festivalit, këtë vit nga diva jonë me renome botërore e operës, Ana Durllovski, me shumë emocione në skenë, me duartrokitje të fuqishme dhe me entuziazëm të madh nga publiku.
Hapja e sivjetme do të mbahet mend si një nga më mbresëlënëset në historinë e festivalit, pasi për herë të parë publiku pati mundësinë të ndjekë premierën e dy kryeveprave operistike të Giacomo Puccini-t – “Sister Angelica” dhe “Gianni Schicchi”. Para një publiku të mbushur plot dhe me duartrokitje të gjata, festivali edhe një herë konfirmoi traditën e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon.
Pasojnë mbrëmje të mbushura me shfaqje të nivelit të lartë operistik dhe baletik, artistë të paharrueshëm dhe magjinë që sjell skena e majit. Publiku edhe këtë vit do të ketë mundësi të shijojë një program të pasur që ndërthur traditën klasike me shprehjen bashkëkohore skenike.