Bashkëpunimi kulturor në fokus të takimit Llutkov–Selakoviq në Krushevë

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Ministri i kulturës dhe turizmit Zoran Llutkov, në Krushevë do të realizojë takim me kolegun e tij serb, Nikolla Selakoviq. Takimi është paralajmëruar si mundësi për të konfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, me theks në miqësinë, traditën dhe bashkëpunimin kulturor të vazhdueshëm. Në këtë kontekst, „Programi për bashkëpunim në kulturë 2026–2030“ përmendet si kornizë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore mes Maqedonisë dhe Serbisë.

 

Në fokus të bisedimeve është edhe roli i qendrave kulturore-informative në Beograd dhe Shkup, si dhe funksionimi i suksesshëm i qendrës kulturore maqedonase në Beograd, në prag të hapjes së qendrës kulturore serbe në Shkup. Është paralajmëruar edhe shënimi i 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, si rast për projekte të përbashkëta kulturore, ndër të cilat forum për diplomaci kulturore, ekspozita dhe krijimi i një programi muzikor kameral të frymëzuar nga tradita popullore e të dy vendeve, me interpretime në Shkup, Beograd, Paris dhe Nju Jork.

 

Në takim do të diskutohet edhe tema e mbështetjes së vazhdueshme për komunitetin maqedonas në Serbi dhe komunitetin serb në Maqedoni, si dhe për aktivitetet e përbashkëta në kuadër të Forumit të kulturave sllave, përfshirë projektin „100 romane sllave“ dhe punëtorinë muzeore që është planifikuar të mbahet në Ohër në shtator 2026.

Accessibility Menu