Në hollin e Qendrës Kulturore "Marko Cepenkov" në Prilep, u hap sot ekspozita "Përjetësia" kushtuar akademikut Bogdan Bogdanoviq, arkitekt, artist, mendimtar, autor i Tumës së të Pamposhturve.
Ekspozita, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Bogdanoviqit, u realizua nga Qendra Kulturore "Marko Cepenkov", Instituti dhe Muzeu - Prilep dhe Qendra VAM nga Beogradi dhe Galeria e Artit nga Bosnja dhe Hercegovina. Ekspozita paraqet rezultatet e hulumtimeve më të fundit mbi monumentet e Bogdan Bogdanoviqit, jo vetëm në Maqedoni, së bashku me një ekspozitë të pasur retrospektive të të gjithë opusit të këtij autori.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 tetor.