Bordi për Dhënien e Çmimit Shtetëror "23 Tetori", në seancën e tij të fundit, mori vendim për ndarjen e Çmimit Shtetëror "23 Tetori" për vitin 2025.
Çmimi ndahet për arritje afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fituesit e çmimit në fushën e kulturës dhe artit për vitin 2025 janë: aktori Goce Todorovski, shkrimtari për fëmijë dhe të rritur Aleksandar Kujunxhiski, poeti, romancieri, dramaturgu dhe gazetari Bratisllav Tacovski dhe shkrimtari akad. Bozhin Pavlovski.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 23 tetor 2025 (e enjte), në orën 12:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.