Kuarteti frymor "Konsonancë" do të mbajë një koncert në Muzeun e Luftës Maqedonase më 9 tetor në orën 20:00, në kuadër të Ditëve të 48-ta të Muzikës Maqedonase.
Në program janë Filip Ivanov me "Vallet Maqedonase dhe një Këngë e Vjetër", Lubomir Brangjolica me "Suitë Mesdhetare për Trio Frymore", Angel Spiroski me "What Was Sung On The Back Of The Whale", Bojana Petroviq Aleksova me "ostCinLato", Valentina Velkovska Trajanovska me "Shteg Yjor" dhe Bllagoj Canev me "Nëntë Miniatura për Kuartet Frymor". Hyrja në koncert është falas.