Ekspozitë me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Kryengritjes së Ilindenit

Ekspozitë me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Kryengritjes së Ilindenit

Me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Kryengritjes së Ilindenit, sot në Muzeun e Maqedonisë Perëndimore në Luftën Nacionalçlirimtare (LNÇ) në Kërçovë është hapur ekspozita “Liri ose Vdekje: Epopeja e Ilindenit përmes fotografive”, kushtuar një prej datave më të rëndësishme të historisë së Maqedonisë.

 

Përmes fotografive të përzgjedhura me kujdes, ekspozita sjell një rikujtim historik të luftës heroike të popullit maqedonas për liri dhe i afron publikut ngjarjet, personalitetet dhe idealet që shënuan Kryeangritjen e Ilindenit.

 

Përmes ngjarjeve të tilla promovohet rëndësia e trashëgimisë kombëtare kulturore dhe historike, kultivohet kujtesa kolektive dhe u bëhet nder brezave që sakrificën e tyre e ndërtuan në themelet e shtetësisë maqedonase.

 

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri në fund të muajit gusht.

Accessibility Menu