Kuarteti “SIGNUM” do të performojë sonte në festivalin “Vera e Ohrit”

Kuarteti “SIGNUM” do të performojë sonte në festivalin “Vera e Ohrit”

Kuarteti slloveno-gjerman i saksofonëve “SIGNUM” sonte, me fillim në orën 21:00, do të mbajë koncert në kishën “Shën Sofia”, në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit”.

 

Ansambli përbëhet nga Mihail Knot, Jakopo Tadei, Alan Luzhar dhe Edoardo Zoti – katër saksofonistë të nivelit të lartë, të cilët përmes një ndërthurjeje unike të muzikës klasike, baroke dhe bashkëkohore, si dhe përpunimeve të klasikëve të rokut, krijojnë një shprehje muzikore të veçantë dhe të dallueshme.

 

“SIGNUM” është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe ka performuar në skena prestigjioze botërore, përfshirë “Carnegie Hall”, si dhe ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Daniel Hope, Ksenija Sidorova dhe Fazil Saj. Ansambli ka publikuar disa albume, ndërsa që nga viti 2024 është ansambël rezident i “Bayer Kultur”.

Accessibility Menu