Ekspozita e Bllagojçe Petrovskit në QKI Stamboll

Ekspozita e Bllagojçe Petrovskit në QKI Stamboll

Në galerinë e Qendrës Kulturore Maqedonase në Stamboll, më 19 dhjetor (e premte) në orën 20:00, do të hapet ekspozita “Poema e atomeve” e artistit maqedonas Blagojçe Petrovski.

 

Ekspozita paraqet një hulumtim shpirtëror dhe vizual të frymëzuar nga mendimi i Rumiut dhe tradita e ikonografisë. Përmes kompozimeve minimaliste, shenjave simbolike dhe përdorimit të kujdesshëm të sipërfaqes së artë, Petrovski krijon një gjuhë pikturale të qetë, por të fuqishme, që hap temën e dritës, dashurisë dhe ritmit të brendshëm të krijimit. Veprat funksionojnë si kundërpikë ndaj shkëlqimit materialist modern, duke ofruar hapësirë për meditimin dhe qetësinë 

Accessibility Menu