Në Qendrën Kulturore-Informative të Maqedonisë në Zagreb u hap ekspozita e Galerisë Kombëtare “Hapësira të konjunksionit”

Në Qendrën Kulturore-Informative të Maqedonisë në Zagreb u hap ekspozita e Galerisë Kombëtare “Hapësira të konjunksionit”

Para një publiku të shumtë, dje në Qendrën Kulturore-Informative Maqedonase në Zagreb u hap ekspozita “Hapësira të konjunksionit”, të cilën QKIM në Zagreb e realizon në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare.

 

“Hapësira të konjunksionit (bashkim)” është një rrjetë shumë-shtresore multimediale që insiston në shikuesin aktiv dhe bashkëautorësinë. Çdo vizitor që hyn në këto hapësira, hyn në një marrëdhënie me fragmentet – gjurmët e copëzuara të intimes, të arkivuara në materiale që vazhdimisht përpiqen të bashkohen në një tërësi të re.

 

Përmes grafikës, vizatimit, fotografisë, videos, objektit, kolazhit, artistët jo vetëm që tregojnë histori, por ndërtojnë platforma multimediale ku çdo medium bëhet një kanal i veçantë për konjunksion.

 

Në kompilimin artistik me titull “Hapësira të konjunksionit – Kartografia e fragmentit: Narrativa, kufijtë, kujtesa”, janë paraqitur veprat e autorëve të njohur bashkëkohorë maqedonas: Robert Jankulloski, Velimir Zhernovski, Monika Moteska, Shqipe Mehmeti, Irena Paskali, Mihaela Jovanovska, Gjorgje Jovanoviq, Aco Stankoski, Ivanço Talevski, Zhaneta Vangeli dhe Marija Sotirovska.

 

Projekti i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë “Hapësira të konjunksionit” këtë vit u prezantua edhe në qendrat kulturore-informative maqedonase në Sofje, Beograd dhe Stamboll.

 

 

Accessibility Menu