Në Teatrin Kombëtar Maqedonas sonte në orën 20:00 do të shfaqet Teatri Kombëtar i Malit të Zi me shfaqjen “Zotërinjtë Glembaj” në regji të Danilo Marunoviq, sipas tekstit të Mirosllav Krleža, dhe në produksion të CNP. Në shfaqje luajnë: Svetozar Cvetkoviq, Kristina Obradoviq, Misho Obradoviq, Una Luçiç, Danilo Çeçebiç, Pavle Preleviq, Emir Qatoviq, Stevan Vukoviq, Kristina Mrkiç dhe Predrag Paviqeviq.
Dramaturg është Bozho Koprivica, adaptimi nga Bojana Mijoviq dhe Danilo Marunoviq, i cili ka bërë edhe përzgjedhjen e muzikës. Skenograf është Valentin Svetozarev, kostumograf Vanja Ciraj-Xhuxha. Lëvizjet skenike i ka realizuar Tamara Vujoševiq-Mandiq, fjalën skenike Dubravka Drakiq, ndërsa producent ekzekutiv është Nela Otasheviq.
“Zotërinjtë Glembaj” u shfaq premierë më 17 dhjetor 2024 dhe u prit me reagime pozitive nga publiku malazez, ndërsa kjo është vizita e tyre e parë. Pas gati dhjetë vitesh pauzë, publiku maqedonas do të ketë mundësi t’i shohë sërish aktorët e Teatrit Kombëtar të Malit të Zi. Publiku ynë i kujton tre realizimet e “Zotërinjtë Glembaj” në produksion të MNT: e para në vitin 1955 në regji të Raša Plaoviq, pastaj ajo e vitit 1974 në regji të Vladimir Milçin dhe e fundit në vitin 1996 në regji të Ljubiša Georgievski me mbi 150 shfaqje.