Mbrëmje italiane në "Verën e Ohrit" me Orkestrën Filarmonike të Bolonjës

Mbrëmje italiane në "Verën e Ohrit" me Orkestrën Filarmonike të Bolonjës

Programi i edicionit të sivjetëm të “Verës së Ohrit” i rikthehet sërish muzikës, këtë herë me mbrëmjen italiane dhe koncertin e Orkestrës Filarmonike të Teatrit të Bolonjës.

 

Koncerti do të mbahet në skenën e Katedrales së Shën Sofisë, duke filluar në orën standarde të festivalit, në orën 21:00. Programi përfshin vepra të përzgjedhura nga Respighi, Vivaldi, Bassini, Mascagni, Piazzolla, Rota.

Accessibility Menu