Kiril Xhajkovski është fituesi i çmimit "Ylli i Madh i Filmit Maqedonas" të këtij viti, një njohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën dhe kulturën e filmit maqedonas, njoftoi sot presidenti i Festivalit të Filmit Maqedonas, Igor Ivanov-Izi.
Xhajkovski është kompozitor filmash, por mbi të gjitha shkupjan i famshëm, krijues i skenës kulturore dhe profilit kulturor të qytetit dhe vendit tonë.
Me këtë çmim, komuniteti i filmit maqedonas nxjerr në pah vizionin unik artistik të Kiril Xhajkovskit, i cili e pasuroi kujtesën filmike dhe kulturore të Maqedonisë me muzikën e tij.
Çmimi statujë "Ylli i Madh i Filmit Maqedonas" do t'i dorëzohet solemnisht Kiril Xhajkovskit në mbylljen e edicionit të 46-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "Vëllezërit Manaki".
Semih Kaplanoglu është fituesi i Çmimit Special Kamera 300 për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinemanë botërore në edicionin e 46-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Vëllezërit Manaki”.
Kaplanoglu është një nga regjisorët më të suksesshëm dhe me ndikim në kinemanë turke, duke marrë 28 çmime ndërkombëtare dhe 10 nominime në të gjithë botën.
Përzgjedhësi i konkursit kryesor, Slagjan Penev, informoi se festivali do të hapet dhe mbyllet me filma maqedonas.
Filmi “Nënë” i Teona Mitevskës do të hapë edicionin e 46-të të këtij viti të KIKF-së së "Vëllezërve Manaki", ndërsa në programin kryesor do të shfaqen filma nga festivalet në Kanë, Berlin, Venecia, Toronto, Lokarno etj.