Ylli i madh i pianizmit botëror, Kristijana Pegoraro, sonte do të mbajë koncert në kuadër të Mbrëmjes italiane të festivalit “Vera e Ohrit”. Koncerti do të mbahet në kishën “Shën Sofia”, me fillim në orën 21:00.
“New York Times” e përshkruan Pegoraron si “artiste të kalibrit më të lartë”. Ajo performon në sallat më prestigjioze të koncerteve në Evropë, SHBA, Amerikën e Jugut, Azi dhe Australi, ndërsa ka interpretuar edhe para shumë liderëve shtetërorë dhe përfaqësuesve të lartë botërorë.
Diskografia e saj e pasur përfshin 34 incizime muzikore, ndërsa për albumin me muzikë tango nga Astor Pjacola është fituese e Medaljes së Artë të Çmimeve Globale të Muzikës në Kaliforni. Ajo është fituese e më shumë se 50 çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare, ndër të cilat edhe çmimi prestigjioz italian “Belisario”.
Mbrëmja italiane e festivalit “Vera e Ohrit” realizohet me mbështetjen e Ambasadës Italiane në vend.