Më 9 shtator, Teatri Kombëtar Maqedonas do të jetë nikoqir i shfaqjes së vlerësuar me çmime “Una”, të Teatrit Zvezdara nga Beogradi, me regji të Dejan Projkovskit dhe me Nikola Ristanovskin në rolin kryesor.
E krijuar sipas tekstit të Stevan Koprivicës, të frymëzuar nga romani i Momo Kaporit, “Una” është një rrëfim emocional për dashurinë, kujtimet dhe zgjedhjet që e formësojnë jetën e njeriut. Krahas Ristanovskit, interpretojnë edhe Magdalena Mijatoviq, Sena Gjoroviq dhe Marko Gvero.
Shfaqja është fituese e disa çmimeve në festivale rajonale, ndërsa Nikola Ristanovski për interpretimin e tij ka fituar disa vlerësime për arritjen më të mirë aktoriale.
Biletat janë në dispozicion në faqen www.mnt.mk.