Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jakov Angellov dhe Arda Mustafaogllu me koncert në Stamboll

Jakov Angellov dhe Arda Mustafaogllu me koncert në Stamboll
QKI-ja e Maqedonisë në Stamboll, më 8 tetor, organizon një mbrëmje koncertale, ku do të performojnë violinisti maqedonas Jakov Angellov dhe pianisti Arda Mustafaogllu. Koncerti do të mbahet në Kishën Katolike Armene „Surp Levon“, me fillim në orën 19:00.
 
 
Programi do të përfshijë vepra nga Chopin, Beethoven, Vitali, Kreisler, Wieniawski dhe Saint-Saëns, si dhe këngën popullore maqedonase „Kazhi, Angjo“, në aranzhim të Soni Petrovskit dhe përpunim të Mustafaogllut. Ngjarja është pjesë e bashkëpunimit të Qendrës Kulturore Maqedonase me Asociacionin e Filarmonisë së Stambollit.

Accessibility Menu