Gjorgova: Maqedonia dhe Franca e thellojnë bashkëpunimin në kulturë dhe turizëm

Gjorgova: Maqedonia dhe Franca e thellojnë bashkëpunimin në kulturë dhe turizëm

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit, Marija S. Gjorgova, dje, në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, realizoi takim me Gregoire Giesler, drejtor i Institutit Kulturor Francez në Shkup.

 

Në takim, Gjorgova dhe Giesler konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe gatishmërinë e përbashkët për thellimin e mëtejmë të tyre.

 

Në fokus të bisedës ishin aktivitetet dhe iniciativat e ardhshme në fushën e kulturës dhe të turizmit, me ç’rast u konfirmua edhe nënshkrimi i ardhshëm i Memorandumit të Bashkëpunimit, teksti i të cilit tashmë është harmonizuar, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit dhe Ambasadës së Republikës Franceze në Shkup.

 

Memorandumi parasheh avancimin e bashkëpunimit bilateral përmes realizimit të projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të artistëve, ekspertëve dhe institucioneve, mbështetjes në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe promovimin e potencialeve turistike të të dy shteteve.

 

Bashkëbiseduesit shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të kontribuojë në lidhje edhe më të fuqishme ndërmjet institucioneve, artistëve dhe punonjësve kulturorë, duke hapur mundësi të reja për projekte të përbashkëta, shkëmbim kulturor dhe afirmim të vlerave kulturore të dy vendeve mike.

Accessibility Menu