Muze që “mbin”: Muzeu i Historisë Natyrore me ekspozitë muzeale mobile në Skopje City Mall

Muze që “mbin”: Muzeu i Historisë Natyrore me ekspozitë muzeale mobile në Skopje City Mall

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve (18 maj), Muzeu i Historisë Natyrore vendosi një muze Pop Up në Skopje City Mall, një ekspozitë muzeale mobile që mund të “mbijë” në lokacione të ndryshme të papritura, duke kujtuar se edhe hapësira publike mund të jetë muze.

 

Ekspozita përbëhet nga mostra të përzgjedhura me kujdes nga depot muzeale, të ekspozuara në tetë kube dhe një dioramë, ndërsa secila prej tyre rrëfen një histori të veçantë për specie të rralla, endemike, mistike dhe pothuajse të panjohura për publikun e gjerë nga natyra e Maqedonia e Veriut.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 maj në katin e parë, pranë hyrjes kryesore të Skopje City Mall.

Accessibility Menu